Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu për caktimin e 28 dhjetorit si datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kurti ka deklaruar se dita e zgjedhjeve është “festë e demokracisë”, e cila merr edhe më shumë peshë kur qytetarët marrin pjesë masivisht në votim.
Kryeministri në detyrë theksoi se institucionet duhet të kenë kohë të mjaftueshme për përgatitjet teknike, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të drejtë dhe demokratike.
“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...