Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e së martës në hapjen e ekspozitës personale “Dalja n’dritë” të fotografit Hazir Reka.
Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se ekspozita rikthen në vëmendje disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së afërt të Kosovës, të dokumentuara me përkushtim dhe profesionalizëm nga Hazir Reka.
Sipas tij, fotografitë e ekspozuara pasqyrojnë ngjarje të viteve 1988 dhe 1989, përfshirë protestat dhe grevat e minatorëve, një periudhë kur kërkesat për liri, drejtësi, dinjitet dhe barazi u shndërruan në një lëvizje të gjerë qytetare.
Kurti theksoi se përmes objektivit të tij, Hazir Reka ka krijuar një arkiv të çmuar të kujtesës kolektive, duke lënë pas dëshmi të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Ai vlerësoi se ekspozita përbën një nderim për minatorët dhe rezistencën e tyre, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin për liri dhe shtetndërtim.
Po ashtu, kryeministri në detyrë shprehu mirënjohje për punën shumëvjeçare të autorit të ekspozitës, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike të vendit.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...