Në shënimin e 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, janë mbajtur aktivitete të shumta.
Në njërën nga aktivitetet e organizuara, kanë marrë pjesë dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u mbajt një nga aktivitetet hapëse të këtij përvjetori, kryeministri u mirëprit dhe bashkëbisedoi me fëmijë të grupmoshave të ndryshme të interesuar për të mësuar më shumë rreth Policisë së Kosovës dhe punës që ajo bën.
Duke parë entuziazmin e fëmijëve dhe admirimin e tyre për profesionin e policit, kryeministri u shpreh se do të kujdesemi që të gjithë ata që kanë dëshirën, vullnetin dhe përgatitjen e duhur të mund të bëhen policë në të ardhmen, në mënyrë që të shërbejnë dhe të kontribuojnë në garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Bashkë me urimin për fillimin e vitit të ri shkollor dhe 25-vjetorit të Policisë, kryeministri u bëri thirrje fëmijëve të pranishëm që të mësojnë sa më shumë e sa më mirë sepse janë edhe e tashmja edhe e ardhmja e vendit.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK