Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore për dëshmorët dhe martirët në fshatin Pastasellë të Rahovecit, në 24-vjetorin e masakrës së këtij qyteti.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se pllaka përkujtimore do të zbulohet me fillim nga ora 11:00.
Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur.
Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër./Arbresh.info
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...