Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët në Kosovë.
Në rrjetin sociale Facebook, Kurti ka publikuar një video nga takimi me bashkatdhetarët teksa u ka bërë thirrje që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, përcjell Arbresh.info.
“Kur vjen mërgata, Kosova është e plotë. Sa më afër që e kemi mërgatën, aq më përpara e çojmë Kosovën. Në takimin e mbrëmshëm me bashkatdhetarë frymonte entuziazmi dhe besimi se, duke qenë së bashku, do ta vazhdojmë punën e mirë. Përkushtimi do të jetë edhe më i fuqishëm, ashtu siç është edhe e ardhmja e afërt për vendin tonë. Edhe katër ditë mbeten nga afati i fundit i regjistrimit për mërgatën, që të mund ta ushtrojë të drejtën për të votuar. Ju ftoj të regjistroheni sa më parë e sa më shpejt, sepse e ardhmja e një Kosove të fuqishme bëhet e mundur vetëm me pjesëmarrjen e mërgatës sonë të fuqishme”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërsa në fjalimin e ti para mërgimtarëve Kurti u ka kërkuar më shumë vota për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Çdo e nënta euro e buxhetit të Republikës së Kosovës shkon ose për Ministrinë e Mbrojtjes ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme sepse na e dimë shumë mirë sa shumë kemi vuajtur e humbur të kaluarën sepse nuk i kemi pasur forca tona. E tash Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cep më cep si asnjëherë më mirë, e paramendoni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju me na i dyfishu me i ba 74 mijë”, tha Kurti.
“Kosova i ka 200 prokuror dhe 400 gjyqtar dhe po vazhdojmë të luftojmë pjesën më të madhe të krimit dhe korrupsionit duke ju falënderuar popullit, policisë e Qeverisë. Nëpërmjet Vettingut, nëpërmjet reformimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nëpërmjet Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme qysh në fillim të këtij mandati do të filloj pastrimi i të gjithë njerëzve jo kompetent ose pa integritet”, deklaroi ndër të tjerash Kurti./Arbresh.info
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos
Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimi...
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...