Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare, duke e cilësuar atë si të zemërgjerë dhe bujare, me dashuri dhe kontribut të pakushtëzuar për vendin.
Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se mërgata ka qenë shtyllë e rëndësishme në kohë rezistence dhe lufte, ndërsa sot, sipas tij, ajo përfaqëson motor zhvillimi në periudhën e paqes dhe të shtetndërtimit.
Ai nënvizoi se mërgata është pjesë e pandashme e shtetit dhe e kombit, duke e konsideruar kontributin e saj thelbësor për forcimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj historike.
“Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun,” përfundoi Kurti mesazhin e tij./Arbresh.info
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës