Kurti me Von der Leyenin biseduan për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

18:50 | 7 Dhjetor 2021

Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti, është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim Kurti dhe Ursula von der Leyen, kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

“Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian. Ai e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara