Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se para takimit ndërqeveritar, pati takim bilateral me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut që tha se është i dyti brenda më pak se katër muajsh.
Shefi qeveritar në konferencën e përbashkëta bashkë me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se Republika e Kosovës e Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje dhe kanë një komunikim të vazhdueshëm e të gjere..
“Ekonomia, tregtia, arsimi, shëndetësia, energjia, turizmi fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë veç disa prej tyre. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që i lidh dy shtetet tona dhe forcimi i lidhjes mes qytetarëve tanë janë kyçe për thellimin e raporteve. Në atë drejtim janë protokolli dhe dy memorandumet e nënshkruara sot nga ministrat tanë në lidhje me lehtësimin e lëvizjes së lirë bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe arsimit”, tha Kurti.
Shefi qeveritar kur foli për protokollin mes ministrive të Punëve të Brendshme tha se pas shumë kohë pritje më në fund do të ketë kontrolle të përbashkët.
“Ky model kontrolli kufitar bëhet vetëm hyrje -hyrje dhe zyrtarët policor punojnë nën të njëjtën ndërtesë duke lehtësuar kalimin kufitar e rrjedhimisht duke shkurtuar kohën e pritjes që të lehtësohet pritja e qytetarëve”, tha ai.
Për marrëveshje për energjinë tha se u bë një hap i rëndësishme në forcimin e sigurisë së furnizimit me energji për dy vendet.
Ndërkaq për marrëveshjen për arsim tha se është i fokusuar në arsimin dhe aftësimin profesional
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...