Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar Malësinë e Gollakut, duke theksuar nevojën për një zhvillim të menjëhershëm, të barabartë, të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjitha fshatrat e zonës.
Bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, Kurti është takuar me banorët për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që, me LVV në udhëheqje të komunës së Prishtinës, edhe Malësia e Gollakut të përjetojë një transformim rrënjësor.
“Bashkë me Hajrulla Çekun, takuam banorët e zonës, për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e plotë që me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në udhëheqje të komunës së Prishtinës, edhe Malësia e Gollakut të përjetojë transformim të rrënjësishëm. Do të realizojmë kyçjen në rrjetin e kanalizimit dhe mbështesim zhvillimin bujqësor si një prej pikave kryesore të programit tonë. Do të ndërtojmë çerdhe të cilat mungojnë, sigurojmë shërbime shëndetësore të qasshme dhe të rregullta për të gjithë banorët dhe mbulim të plotë me transport publik”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive