Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në tubimin elektoral në lagjen Mati 1 në Prishtinë duke shprehur mbështetjen për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e 12 tetorit.
Para qytetarëve të kësaj lagje, kryetari i LVV-së paraqiti arsyet pse Hajrulla Çeku duhet të jetë kryetari i ardhshëm.
Ai tha se Çeku e njeh Prishtinën mirë dhe se e ka studiuar.
“Hajra nuk e sheh qytetin nga dritarja e zyrës, ai ulet me qytetarët, i dëgjon dhe i përfshin ata në diskutim për çdo vendim. Ky është thelbi i tij: Punë, ndershmëri dhe përkushtim përditë.”, tha Kurti.
Kurti shtoi se Çeku nuk favorizon lagje dhe nuk bën pazare.
“Nëse e zgjedhim Hajrulla Çekun, fitojmë një kryetar të qytetarëve, fitojmë një Prishtinë të drejtë dhe të zhvilluar”, shtoi mes të tjerash Kurti./Arbresh.info/
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...