Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sonte fjalimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Në këtë tubim, Kurti ka falënderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, duke theksuar se meritat për çlirimin u takojnë atyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos lëshojnë pe për sigurinë dhe begatinë e vendit, shkruan Arbresh.info.
“Lirinë që e gëzojmë sot ia kemi borxh UÇK-së. Për më shumë siguri dhe mirëqenie, mos lëshoni pe”, u shpreh Kurti.
Duke folur për qeverisjen e tij, Kurti tha se para më pak se pesë vjetësh kishin trashëguar një shtet të zhytur në korrupsion, ndërsa sot, sipas tij, ekonomia është lartësuar, prodhimi është rritur dhe arsimi është ngritur.
“Jemi më krenarë sot sesa para pesë vjetësh. Përkundër të gjitha krizave globale, rritja mesatare ekonomike ka qenë rreth 6 për qind”, tha Kurti, duke e krahasuar këtë me qeveritë e kaluara, për të cilat tha se pa pasur kriza kishin rritje më të ulët ekonomike.
Ai theksoi se çdo vit ekonomia është rritur për rreth një miliard euro, ndërsa rritja ekonomike dhe punësimi, sipas tij, janë shumëfish më të larta krahasuar me të kaluarën.
Në fjalimin e tij, Kurti përmendi edhe politikat sociale, duke theksuar se mbi 80 mijë nëna lehona kanë përfituar mbështetje për herë të parë, ndërsa më shumë se 400 mijë fëmijë kanë marrë shtesa mujore deri në moshën 16-vjeçare./Arbresh.info/
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...