Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk kanë një anëtarë me librezë të partisë që synon për president, por njësoj thotë të jenë edhe PDK dhe LDK, e për çka thotë se duhet të gjejnë një emër të përveqshëm, që merr 2/3 e votave apo subjektet politike merren vesh për njëra tjetrën për rrugën përpara.
Ai theksoi se do t’i intensifikojnë bisedimet që të kemi një zhidhje për çështjen e presidentit, shkruan Arbresh.info.
“E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse natyrisht vetëm me ne si shumicë nuk do të kalonin. Tash kemi një sfidë tjetër, sepse sërish na duhen dy të tretat për çështjen e presidentit. Në njërën anë, ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si LVV me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë. LVV nuk ka ndonjë anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Por njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha dhe tradicionale, PDK dhe LDK.U konfirmua edhe nga takimi i mbrëmshëm që kisha me kryetarin e PDK Bedri Hamzën dhe sot me kryetarin e LDK Lumir Abdixhikun. Ne si parti politike nuk kemi pasur kandidatë nga radhët tona. Andaj në vijim ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve të tillë që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emër të përveçshëm në fletëvotim që hedhin në kuti, me së largu deri më 4 mars. Ose është tjetra që subjektet politike merren vesh me njëra-tjetrën për rrugën përpara. I kemi 66, si shumicë, pra 57 plus 9, por 80 është larg, nuk është 5 por 14, dhe 14 me kusht që nuk mungon asnjë; aty vetëm njëri nëse mungon, shkojmë në zgjedhje të reja. Na duhet një shumicë që i afrohet 85, kjo do të thotë që nuk është situatë e lehte. Ne vijim do ti intensifikojmë bisedimet që të kemi një zhidhje për çështjen e presidentit”, tha ai./Arbresh.info
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...