Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në debatin parlamentar për Ligjin e Pagave, ka thënë se ligji i miratuar nga qeveria e PAN-it kishte shumë mangësi.
Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se janë duke e shqyrtuar këtë ligj, i cili sipas tij më shumë u shërbente personave të caktuar.
“Si qeveri jemi kur jemi duke analizuar Ligjin e Pagave shohim se ka pasur shumë mangësi. Ligji i Pagave i bërë në atë kohë nuk jepte përgjigje për thelbin e çështjes”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Kurti ka folur edhe për sindikatat të cilat ka thënë se duhet të forcohen në mbrojtje të interesave të shërbimit publik, por duhet edhe të ruajnë qytetarët që paguajnë taksa e mos tu shërbejnë grupeve të caktuara.
Ai tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që më Ligjin e Pagave të ofrojë, transparencë, barazi./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...