Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.
Letra, e datës 5 maj 2025, vjen në një kohë kur partitë politike ende nuk janë takuar për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Kurti shkruan se deputetët e LDK-së kanë deklaruar se për të ecur përpara nevojitet një marrëveshje politike, dhe ai, si kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, është i interesuar dhe i gatshëm për një të tillë.
“Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet,” shkruan Kurti.
Ai përmend se LDK-ja në të kaluarën ka pasur koalicione me PDK-në, AAK-në dhe Vetëvendosjen, duke theksuar se mosmarrëveshjet e tanishme nuk janë më të mëdha se ato që kanë ekzistuar para marrëveshjeve të mëparshme.
“Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Qeverinë Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe,” përfundon letra e Kurtit.
Kjo letër shihet si një tentativë për të thyer ngërçin politik dhe për të ofruar një bazë për bashkëpunim institucional mes dy partive më të mëdha opozitare të kohës.
Hajnat me aksion në Mitrovicën e Veriut, vjedhin 1000 euro n...
Tension i ri në Lindjen e Mesme: Irani lëshon një valë raket...
Aksident i rëndë në Shqipëri, lëndohen shtatë persona – tre ...
Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Ambasadori iranian në OKB: 78 të vrarë dhe 320 të plagosur n...
Real Madridi synon nënshkrimin me Rodrin pasi dështuan ta tr...