Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshëm për konsultime dhe kompromis në funksion të konstituimit të kuvendit, por kritikoi opozitën për refuzimin e votimit të fshehtë si mjet për të zgjidhur bllokadën aktuale.
“Kam ofruar dy kompromise: i pari është ai që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë, ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet, me bojkot nuk shkohet përpara… Le ta provojmë votimin e fshehtë: o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër. Ne i kemi 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 – pra PDK plus LDK nuk bëjnë sa VV-ja. Ky është fakt i jetës, fakt demokratik me të cilin duhet të pajtohemi”, tha Kurti./Arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri