Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa statistika të Balkan Barometer ’22, ku dokumentohet se qytetarët e Kosovës kanë besim të plotë në Qeverisjen e Kurtit.
Në këto të dhëna, figuron se besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj Qeverisë ka pësuar rritje.
Derisa në vitin e kaluar, besueshmëria ishte në 26 përqind, në vitin 2022 ka mbërritur në 68 përqind, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti është krenuar me këtë arritje, derisa tha se niveli i besueshmërisë së qytetarëve ndaj pushtetit në Kosovë është më i madhi në rajon.
“Besimi në qeveri dhe në sundim të ligjit është i domosdosshëm për prosperitetin ekonomik të vendit. Të dhënat e Balkan Barometer ’22 tregojnë se besimi i qytetarëve të Kosovës në Qeveri dhe sundim të ligjit, jo vetëm që është përmirësuar dukshëm, por është më i larti në rajon, bashkë me besimin në perspektivën ekonomike”, shkroi Kryeministri në Twitter./arbresh.info/
Trust in government & in the rule of law are vital for economic prosperity. Balkan Barometer ’22 data shows that ??citizens’ trust in their government & in rule of law has not only significantly improved but is the highest in the WB6, along w/ confidence in economic outlook. pic.twitter.com/p99Skj8kHa
— Albin Kurti (@albinkurti) July 21, 2022
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...