Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtarin Hajrizi: Mirënjohje ata që kontribuan për liri e bashkim

10:26 | 12 Mars 2026
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në përvjetorin e protestave studentore të vitit 1981, ka vizituar veprimtarin e çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se Hajrizi vjen edhe nga një familje e përfshirë në aktivizëm politik dhe përndjekje nga regjimi serb që nga vitet e ’20-ta të shekullit të kaluar, shkruan Arbresh.info.

“Mehmet Hajrizi u arrestua më 18 dhjetor 1981, ndërsa më 10 korrik 1982, bashkë me një grup veprimtarësh, u dënua me 12 vjet burg të rëndë. Në atë kohë udhëheqjen e organizatës e mori Kadri Zeka, i cili u vra një vit më vonë së bashku me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale