Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.
Kurti tha se prej 19 majit deri më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa i kishin grumbulluar aty, 116 u vranë dhe një (Ukshin Hoti) u zhduk, shkruan Arbresh.info.
“Republika e Kosovës, do të gjejë rrugë dhe mënyra, për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve, për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, të sakrificës dhe të qëndresës së popullit tonë.”, ka shkruar ai.
“Sot e n’mot, për çdo vit, sa të jemi gjallë dhe ndër breza përgjithmonë!”, shtoi Kurti.
“Lavdi të rënëve të masakrës së Dubravës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri