Kryeministri Albin Kurti, ka nderuar viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, aty ku më 13 mars 1999 mbetën të vrarë shtatë civilë, ndërsa 128 të tjerë u plagosën.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë tha se ky sulm ishte pjesë e strategjisë së qëllimshme të terrorit ndaj popullatës civile shqiptare, një politikë dhune dhe gjenocidi që Serbia e zbatoi në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Masakra në Tregun e Gjelbër, sikurse masakra në tregun Markale në Sarajevë, gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, janë krime që dëshmojnë një model brutal të dhunës shtetërore të Serbisë ndaj civilëve të pafajshëm”, ka shkruar ai.
Pos tjerash, Kurti tha se sot, në këtë ditë përkujtimi, nderohen jetët e humbura, qëndrohet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë të plagosurve, dhe ritheksohet se krimet e kryera nga Serbia nuk mund të harrohen dhe as të ngelen pa drejtësi.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar që kujtesa për viktimat të ruhet me dinjitet, ndërsa drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim moral dhe historik ndaj familjeve të tyre dhe ndaj brezave që do të vijnë. Lavdi dhe kujtim i përjetshëm për viktimat e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...