Në përvjetorin e 43-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Deçanin, në Dubovik, vendlindjen e Jusufit dhe Bardhoshit, për t’i nderuar ata dhe për të kujtuar sakrificën e tyre.
Kurti theksoi se ata u eliminuan nga shërbimet sekrete serbe, ashtu si shumë të tjerë, vetëm për t’u shtypur aktivizmi dhe angazhimi i tyre për lirinë e Kosovës.
“Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar i kulluar politik, me vetëdije të lartë, me vullnet të pathyeshëm, me talent të rrallë dhe me energji të pashterrshme. Jusuf Gërvallën e kanë eliminuar shërbimet sekrete serbe, ashtu siç kishin bërë edhe me të tjerë, bashkë me vëllain e tij Bardhoshin dhe shokun e tyre bashkëveprimtar, gazetarin Kadri Zeka, sepse vetëm duke i vrarë mund t’ua pushonin aktivizmin dhe angazhimin”, shkroi Kurti.
Kryeministri Kurti tha se si zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, vetë shërbyesja në këto detyra, Donika Gërvalla është dëshmi e gjallë e triumfit të historisë tonë dhe lirisë së popullit për një Kosovë të pavarur e sovrane, demokratike e prosperuese.
“Dhe në këtë triumf, njëri nga trofetë e mbanë edhe emrin e Jusuf Gërvallës. Lavdi heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, lavdi heroit Kadri Zeka!”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje