Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar në aktivistin Astrit Dehari me rastin e ditëlindjes së tij.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Astrit Dehari, mbytur në burg si shumë dëshmorë të lirisë para tij, na tregon se ende koha e heronjve është aktuale për ne.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Në secilën kohë, njeriu ka dëshirë të mendojë se heronjtë, dëshmorët, i përkasin së shkuarës, se ata i përkasin historisë që e gjejmë në libra, se në të tashmen jemi qytetarë, njerëz, individë, e nuk ka më vend a nevojë për heroizma.
Koha e heroizmave është kohë vërtet fatkeqe, kohë kur kundër dhunës së pushteteve tiranike nuk ngrihet një popull i tërë, që të vendosë lirinë, demokracinë e drejtësinë e vet, por vetëm pak njerëz të paepur, të cilët me sakrificën e vet e trimërojnë shumicën e popullsisë dhe e frikësojnë pakicën despotike.
Vërtet pra, një popull me qytetari të lartë, që nuk e toleron tiraninë e despotizmin, i tejkalon heronjtë e dëshmorët, i lë ata në të shkuarën.
Por Astrit Dehari, mbytur në burg si shumë dëshmorë të lirisë para tij, na tregon se ende koha e heronjve është aktuale për ne. Është aktuale sepse kemi prezente regjimet e dhunshme dhe despotizmin tradhtar, e njëkohësisht kemi prezent edhe pasivitetin shoqëror, të cilin e shkund vetëm një subjekt, fatkeqësisht.
Sot, më 26 shkurt, në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.
E sot, i urojmë ditëlindjen edhe Adem Demaçit, heroit të gjallë të qëndresës dhe mospërkuljes përballë çdo pushteti tiran e gjakatar.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit