Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se partia e tij duhet të fitojë në të gjitha komunat ku është pjesë e balotazhit.
Ai ka thënë se kur të tjerët po bëhen bashkë për marrëveshje nën tavolina, fitorja e VV-së do të shumëfishohet.
“Kudo që VV-ja është në balotazh me PDK-në dhe LDK-në, këto dy parti po bëhen bashkë për ta dëmtuar të parën”, ka deklaruar Kurti.
LEXO EDHE:
Sipas kryeministrit në detyrë, këto parti janë bërë bashkë edhe në kryeqytet por siç thotë ai, nuk po tregojnë.
“LVV-ja nuk ka bërë pazare me komuna duke kushtëzuar marrëveshje komunë me komunë. Kur jemi vetëm pesë ditë larg nga balotazhi, jemi intensivisht në terren, për koalicione të sinqerta. Secila votë është e rëndësishme”, ka vlerësuar Kurti.
Kujtojmë se Kurti ka propozuar nënkryetartin e VV-së, Glauk Konjufcën për kryeministër në mandatarin e dytë./Arbresh.info
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...