Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë Speciale të Kosovës, për mos ngritje të aktakuzës për Milan Radoiçiqin dhe terroristët e tjerë në grupin e tij.
Kurti tha se Prokurorisë nuk i kanë mjaftuar dhjetë muaj por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje Albulena Haxhiun për një postim në Facebook.
“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, në mbrojtje të ligjshmërisë së vendit dhe të integritet të Republikës. Në Kosovë ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij, nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi, Radoiçiqi është i lirë. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren tonë të Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”, tha Kurti./Arbresh.info/
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...