Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur krenarinë e tij për zhvillimin e ushtrimit më të madh dhe më të sofistikuar ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Ujku i Çeliktë”.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e këtij ushtrimi për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe validimin e regjimentit të ri të FSK-së.
“Nga këtu dua të ju them se ndodhem krenar që ndodhemi së bashku më këtë ushtrim që është më i madhi dhe më i sofistikuari. Validimi i këtij regjimenti është forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse në këtë teren këtu ju dëshmuat në proë strategjitë luftarake. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë me standartet e NATO-së janë produkt i një strategjie të detajuar në fushën e mbrojtjes. Ushtria jonë ka treguar bashkëpunim me partnerët tajë strategjik. Ju jeni frymëzim për të gjithë ne dhe jeni garanci e pathyeshme. Ky ushtrim nuk është thjesht një ushtrim i radhës por është ushtrim për të mposhtur sfidat”, tha Kurti.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së buxhetit për FSK-në, i cili është trefishuar, duke e konsideruar këtë si investim në sigurinë e qytetarëve.
“Më shumë investim në ushtri do të thotë më shumë siguri për qytetarët. Buxhetin për FSK-në e kemi trefishuar. Ju falënderoj që mbani lartë krenarin dhe nderin tonë”, tha Kurti./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...