Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke thënë se prezenca e një shtypi të lirë, e të pavarur mbetet një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe vendit.
Kurti tha se Kosova për dy vjet ka përmirësuar pozicionin e saj për mjedisin gazetaresk me 22 vende më lart.
Po ashtu ai tha se një shtyp i lirë do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufi, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe 3 Maj njihet edhe si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit