Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se tash Kosova ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.
Kurti tha se kjo u realizua falë punës më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Komunës së Shtimes, Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se observatori tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes.
“Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t’u përjetuar!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër