Sot ka filluar takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kreu ekzekutiv i Kosovës, Albin Kurti ka hapur këtë takim me fjalimin e tij, ka njoftuar se shteti ynë ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, raporton Arbresh.info.
Po ashtu Kurti ka thënë se anëtarësimi i shtetit tonë në Këshillin e Evropës do të mundësoj qasjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat të tjerë të mbrojtjes.
“ Si organizata më e vjetër PAN evropiane, Këshilli i i Evropës ashtu sikurse shteti ynë mishërojnë vlerat dhe standardet më të larta në mbrojtjen e të drejtave të njeriut demokracinë dhe sundimit të ligjit. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mundëson qasjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat të tjerë të mbrojtjes, kjo forcon edhe më shumë të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie. Qeverisja e mirë e progresit demokratik vlerësuar nga raportet e shumta ndërkombëtare ka hapur rrugë procesit të anëtarësimit në këtë organizatë. Pra Kosova ka plotësuar kërkesat ligjore dhe standardet demokratike për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, kjo mundëson që të forcohen të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie.
“Tani që procesi ka kaluar tek asambleja Parlamentar e Këshillit të Evropës e cila do të jep mendime e saj mbi aplikimin e Kosovës mund të themi se a filluar etapa substanciale e procesit cila do të shoqërohet me vizita të raportueseve dhe përgatitje të raporteve. Grupi Koordinues do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimin dhe koordinomini të brendshëm dhe pasqyrimin të situatës në Kosovë”, tha ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...