Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin vizave, duke plotësuar më shumë kritere se vendet tjera të rajonit.
Ai gjatë një ligjërate në Vjenë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, ka thënë se BE duhet të heqë vizita për Kosovën.
Kurti i pyetur se çfarë pretë nga partneret e BE-së përfshirë edhe Austrinë, ka thënë se përveç liberalizimit të vizave pret edhe ndihmën në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, transmeton arbresh.info.
“Austria duhet të na ndihmojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën. 95 nga kriteret janë plotësuar që janë më shumë se sa kriteret që janë plotësuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti./arbresh.info/
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë