Kurti: Kosova gati për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

17:34 | 14 Shtator 2021

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kancelaren Angela Merkel, tha se sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, trysnia duhet të bëhet mbi Serbinë.

Ai tha se është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë se mbi kë duhet të bëhet presioni për raportet mes dy vendeve.

Kurti konfirmoi gjithashtu se Kosova është dukë bërë përgatitje për padinë për gjenocid ndaj Serbisë të cilën e kishte premtuar.

Përveç kësaj teme, Kurti ka folur edhe për ‘Ballkanin e Hapur’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur është fakti se në të dytën nuk është i pranishëm Bashkimi Evropian.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, e tha qartë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara