Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen shtetërore në rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se Kosova është shteti më i ri në hartën e Evropës por edhe njëra nga demokracitë më të shëndosha në zhvillim, në tërë kontinentin tonë.
Kryeministri Kurti më tej foli për të kaluarën e Kosovës plot me sakrifica deri në arritjen e ditës së pavarësisë. Ai, me këtë rast, kujtoi edhe mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.
Lexo edhe:
Kurti përmend Thaçin në pritjen shtetërore për nderë të Pavarësisë
“Kosova është dhe mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj me aleatët ndërkombëtarë, SHBA, që janë tej Atlantikut e që qëndrojnë pranë nesh dhe aleatët evropianë, të kontinentit tonë të përbashkët”, tha Kurti, derisa shtoi se me miq dha aleatë jemi më të fortë dhe më të sigurt.
Ai tutje theksoi se bashkë me aleatët tanë do të ecim drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...