Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup, e cila ka matur perceptimin e mirëqenies në vende të ndryshme të botës.
Në një postim në X, Kurtit tha se Kosova ka shënuar një përparim të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit në Indeksin e Vlerësimit të Jetës, duke kaluar nga 11% në vitin 2014, në 51% në vitin 2024, në mesin e qytetarëve që thonë se “jetojnë mirë”.
“Në Indeksin e Vlerësimit të Jetës të Gallup të këtij viti, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.
Ai theksoi se përmirësimi në perceptimin e jetesës në Kosovë përfaqëson një arritje të madhe dhe është tregues i një transformimi të thellë socio-ekonomik në vend.
“Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë raportonte se po përparonte; deri vitin e kaluar, ai numër ishte rritur në 51%, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë”, shtoi AI.
Kryeministri në detyrë deklaroi se si qeveri janë “krenarë që kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”./Arbresh.info/
In this year’s @Gallup Life Evaluation Index, Kosova stands out as the country with the most significant increase in reported well-being. In 2014, only 11% of the population reported that they were thriving; by last year, that figure had risen to 51%, representing more than half… pic.twitter.com/dbPMEETPvI
— Albin Kurti (@albinkurti) August 16, 2025
LEXO EDHE:
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies: Çka tregojnë të dhënat?
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit