Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i i listës së VV-së, ani pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia pamundësojë Kurtit të kandidojë për deputet.
Lideri i VV-së ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Facebook.
“Këshilli i VV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga VV në këto zgjedhje. Është ndër dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër 2 është Vjosa Osmani, numër 3 Glauk Konjufca..”, tha Kurti.
Ndërsa ai vazhdoi me prezantimin e deputetëve.
LEXO EDHE:
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...