Kurti: Këto masa janë për ruajtjen e mendjes dhe shëndetin e qytetarëve

16:28 | 5 Prill 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid, tha se një gjë e tillë ka qenë e nevojshme.

Ai tha se në dy javët e fundit kemi pasur rritje të rastëve të cilat kanë tejkaluar kulmin e dy dhjetorit të vitit të kaluar.

“Pas një vendimi të rëndësishëm, siç jemi në dijeni në këta muajt e fundit kemi pasur afër gjysmë milioni testime për Covid, në dy javët e fundit kemi një trend të rritjes. Ky trendi rritjes i rasteve e ka tejkaluar edhe kulmin e dy dhjetorit të viti të kaluar. Me qëllim të minimizojmë ekspozimin ndaj virusit kemi marr masa, dhe ky vendim u votua në mënyrë unanime”, tha Kurti./arbresh.info/

DOKUMENT| Masat e reja – Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara