Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme në vend si dhe ka shprehur përkrahje për mocionin për rrëzim të qeverisë.
Ai ka thënë se ka shumë arsye pse “qeveria e shtrenjtë Haradinaj duhet të largohet”.
“Nenad Rikallo e Milan Radojçiq, shtimi enorm i posteve qeveritare dhe rritja e pagave vetvetes, diskreditimi i arsimit tonë nga BE-ja dhe rritja e papunësisë, Contour Global dhe ‘Demarkacioni’, e deri te dëbimi tinëz, në shkelje të ligjit e të drejtave të njeriut i 6 shtetasve turq, përgjegjësinë për të cilin nuk po e merr asnjë institucion i Kosovës, janë vetëm disa prej arsyeve pse kjo qeveri e shtrenjtë duhet të largohet. Interpelancat për temat e ndryshme dhe Komisionet Hetimore Parlamentare që kemi inicuar janë dëshmi e opozitarizmit tonë dhe dëmeve të kësaj qeverie që duhet të shkojë. LV është për zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë dhe për mocion për rrëzimin e qeverisë”, është shprehur Kurti në një postim në Facebook.
Sipas tij, shumica dërrmuese e popullit dhe e deputetëve janë në opozitë. Ai konsideron se mbetja e kësaj qeverie në pushtet “është dhunim i demokracisë qytetare e parlamentare, i vullnetit të popullit e i interesit të përgjithshëm”.
“Nuk mund të mbetet shteti e populli peng as të qejfit të kryeministrit dhe as të frikës së presidentit”, ka thënë Kurti.
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...