Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian për t’i dhënë fund izolimit, siç e ka quajtur, të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Reagimi i Kurtit vjen pasi Parlamenti Evropian, të enjten, me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e votave për Kosovën, transmeton Arbresh.info.
“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën . @EUCouncil duhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
Ajo ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën./Arbresh.info/

Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...