Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar lidhur me vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për të gjithë fëmijët e moshës 0-16 vjeç
Ai tha se kjo pra është hera e dytë që po ndajmë një shtesë të tillë mbështetëse për fëmijët tanë, krahas dyfishimit dhe trefishimit të shtesave mujore për ta që e bëmë në gusht të këtij viti, shkruan Arbresh.info.
Ai ritheksoi se përfitues të shtesës prej 100 euro do të jenë gjithashtu edhe pensionistët.
“Kjo është hera e pestë brenda mandatit tonë që një mbështetje e tillë shpërndahet tek pensionistët tanë, për të cilët krahas shtesave të njëhershme, kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit, fillimisht pensionin bazik deri në 33% dhe tash së fundmi për 20% për të gjithë kategoritë pensionmarrëse.”, tha ai.
“Kemi patur performancë të shkëlqyer ekonomike dhe rritje të të hyrave buxhetore. Të mirat dhe rritjen, po e ndajmë me qytetarët e për familjet.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...