Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ë shtë themeluar me mision fisnik, për dokumentimin e së vërtetës historike.
Ai tha se konferenca ndërkombëtare e organizuar nga IKKL dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi, shkruan Arbresh.info.
Kurti theksoi se kanë kanë përgjegësi morale që këto krime të mos mbesin të pandëshkuara.
“Kjo konferencë treditore, që vazhdon punimet edhe nesër, është edhe një dëshmi e vendosmërisë sonë për të mos harruar. Për ata që ranë në rrugën e çlirimit, për ata që ende kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur me dhunë, ne kemi përgjegjësi morale dhe institucionale që këto krime të mos mbeten të pandëshkuara, dhe të mos përsëriten kurrë.”, shtoi ai.
“Lavdi të rënëve për liri! Rroftë Kosova Republikë, e pavarur dhe sovrane!”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...