Kryeministri, Albin Kurti ka folur edhe për fenomenin e vrasjeve në Kosovë që janë rritur në numër javëve të fundit.
Kurti ka thënë se në gjykimet e këtyre rasteve në Kosovë, ka gjyqtarë që në proces nuk shohin faktet, por “qehret” e palëve.
“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces por edhe në qehret e palëve, e nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua shikon qehret palëve”, ka theksuar ai.
Sipas tij, kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv e të shohësh ta gjesh njëfarë mesi. “Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve, atë e bën ndërmjetësuesi në negociata”, ka thënë Kurti.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...