Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kuvendi ende nuk mund të quhet i konstituar, pavarësisht që Vetëvendosje e konsideron si të tillë.
Në një debat televiziv në Debat Plus, Haziri tha se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë vetëm pasi deputeti Dimal Basha të ketë ushtruar të drejtën për komentim mbi rregulloren e punës.
“Praktikisht Kuvendi dhe formalisht nuk është i konstituar sepse nuk është mbyllë e drejta e fituar për të gjitha palët që janë në Kuvend të Republikës,” tha Haziri.
Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti për mungesë gatishmërie për të arritur një marrëveshje mes partive politike, duke theksuar se kjo ka lënë procesin në gjendje procedurale.
“Ai e ka një fitore të Pirros në procedurë, ndërsa në frymën kushtetuese e ka rrënuar për tokë,” u shpreh Haziri.
LDK dhe PDK kanë bojkotuar mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar qëndrimin e VV-së se legjislatura është tashmë e konstituar.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...