Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, pritën sot në takim bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës, të kryesuar nga Safija Beseni dhe anëtarët e tjerë, të votuar në mbledhjen e 12-të të Qeverisë, mbajtur me 21 maj 2021.
U bisedua lidhur me prioritetet në këtë ndërmarrje, si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti ritheksoi kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës./arbresh.info/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...