Kryeministri, Albin Kurti ka dhënë detaje pas takimit të djeshëm që pati me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti shkruan se me Sarrazinin u diskutua për progresin në zbatimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet për samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në kryeqytetin gjerman, për të shënuar 10 vjetorin e saj.
“Është e rëndësishme që përpara samitit të ardhshëm të tetorit të bëjmë përparim, jo vetëm duke arritur marrëveshje të reja, por edhe duke siguruar zbatimin e marrëveshjeve që tashmë i kemi nënshkruar, të cilat janë vendimtare për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Sipas kryeministrit, Kosova mbetet plotësisht e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili duhet të jetë një pjesë qendrore e procesit integrues të BB6 dhe një platformë që ofron barazi dhe përshpejton anëtarësimin në Bashkimin Evropian për vendet që realisht duan të anëtarësohen./Arbresh.info/
Met yesterday with the Special Representative of Germany for the Western Balkans, Manuel Sarrazin to discuss the progress in the implementation of mobility agreements in the Berlin Process, regional cooperation and expectations for the next summit, which will be held in the… pic.twitter.com/u42RKVmC0t
— Albin Kurti (@albinkurti) August 30, 2024
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit