Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në shënimin e të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka folur pak edhe për zhvillimet në botë.
Ai ka thënë se është duke i përcjellë zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe se ka komentuar nëse Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shpërbej në rast të konfliktit të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Kryeministrit, Kosova është e gatshme të veprojë për çfarëdo që kërkohet nga NATO.
“Së pari, uroj që mos të ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellë me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse. Ka një alarmim edhe të NATO-s, në veçanti të SHBA-së, por edhe të BE-së për këtë gjë. Çkado që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm”, tha kryeministri. /arbresh.info
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë