Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ka votuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kurti ka thënë se jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A