Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për programin e mëngjesit në median angleze “BBC” në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai ngriti pyetjen duke thënë se nëse nuk do jenë kryetarët e zgjedhur, atëherë kush tjetër duhet të jetë në ato ndërtesa.
“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, ka thënë Kurti për “BBC”.
Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë kjo pikë mund të rishikohet, por fillimisht kërkoi që bandat e dhunshme të kthehen në Serbi ose të shkojnë në burg.
“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg”, u shpreh Kurti.
Kurti shtoi se ai nuk mund të bëjë kompromise për “Republikën demokratike”.
“Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi”, tha ai.
I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.
Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.
“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, tha Kurti.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...