Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se investimet q po bëhen në Termocentralin “Kosova B” është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në këtë termocentral, që nga ndërtimi i tij.
“Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro. Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij.
Ndërkohë shefi në detyrë i qeverisë ka thënë se modernizimi i turbinave po bëhet pas më shumë se katër dekadash, çka sipas tij, po rritet siguria e ulet varësia e importit.
“Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi”, ka shkruar Kurti teksa ka shpërndarë videon e KEK-ut gjatë procesit të punës./Arbresh.info/
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan