Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e prezantimit të raportit vjetor të punës së IKKL-së, ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Sipas tij ky institut është vendimtar për institucionalizimin e kujtesës kolektive dhe për zbardhjen e plotë të vërtetës historike.
Kurti e vlerësoi punën e IKKL-së si mbresëlënëse, duke u rritur materialit arkivor.
“Kanë qenë më pak se 190 foulldera linjë fizike t materialit arkivor tash janë më shumë se 400 metra. Ndërkaq materiali dixhital arkivor i ka tejkaluar 20 terrabait” tha Kurti.
Ai më tej vlerësoi se ky angazhim është jetike për shtetësinë e Kosovës dhe për ardhmërinë, jo thjeshtë për dokumentimin e së kaluarës.
Sipas tij ky institut është vendimtar për institucionalizimin e kujtesës kolektive dhe për zbardhjen e plotë të vërtetës historike.
“Nga 67 burime të evidentuara para një viti tash i kanë 650 burime nga 14 shtete. Është punë gjigante që po bëhet”, shtoi Kurti.
IKKL është shndërruar në një nyje institucionale ku njerëzit sjellin burime e të dhëna e në anën tjetër kërkojnë informacion, ku veçohet Policia e Kosovës e Prokuroria e Shtetit”, nënvizoi Kurti./rtk
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit