“Grupet kriminale në barrikada po imitojnë ish-gjeneralin e detashmenteve çetnike, Drazha Mihailoviqin”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se barrikadat në veri janë vendosur nga njerëz me uniforma të errëta.
Kryeministri i ka përshkruar edhe tiparet e tjera fizike të barrikaduesve, që i bëjnë ata t’i ngjajnë edhe më shumë Mihailoviqit.
“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin”.
“Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë Kurti në një intervistë për portalin Istraga.ba.
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime
Ambasadori italian, homazhe në Reçak: Angazhimi për drejtësi...
Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin