Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, mirëpriti sot në ndërtesën e qeverisë, Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costa, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë, në Kosovë.
Në fillim të takimit, teksa i uroi mirëseardhje presidentit Costa, kryeministri tha: “Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”.
“Duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat. Ai gjithashtu, kërkoi heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës. Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe World Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së. Kryeministri theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Gjatë diskutimit u bisedua edhe për sigurinë rajonale. Kurti tha që kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, e cila është përgjegjëse për sulmin paramilitar dhe terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe lidhjet e vazhdueshme të saj me Federatën e Rusisë. Kryeministri kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.
“Në takim, kryeministri gjithashtu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të nën-përfaqësuar në institucionet publike, diskriminohen në punësim dhe të drejtat e tyre shpërfillen në mënyrë të vazhdueshme, tha Kurti./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të premten
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 met...
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...