Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se në këtë mandat të tyre, shëndetësia ka qenë në fokus të politikave të tyre.
Kurti tha se kanë nevojë për një shëndetësi që është në shërbim të qytetarëve e mjekë që punojnë me devotshmëri e përkushtim.
“Përkrahjen tonë të parezervë po e vijojmë me shqyrtimin e kërkesës për pagesë të 224 specializantëve me vetëfinancim në vlerë prej 2.3 milionë euro për periudhën 1 janar deri 31 dhjetor të këtij viti. Mjekët tanë janë edhe bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Për Luginën nuk mjafton vetëm rritja e buxhetit me nga një milion euro vit pas viti, por po kujdesimi që t’i përkrahim sipas mundësive dhe sipas nevojës”, tha Kurti
Kurti tha se po e vazhdojnë mbështetjen edh për 30 specializantë që vijën nga vendet e rajonit me 316 mijë euro duke përfshirë këtu mjekët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi./Arbresh.info/
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...