Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një sjellje të papranueshme ndaj gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka.
Derisa Kurti bashkë me ministrin në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, po vizitonin punimet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, gazetarja e Klan Kosova pyeti Vitinë për mungesën e albuminës.
Ndonëse Vitia u përgjigj për këtë çështje, duke thënë se “albumina ka, porse ka pasur vonesa afro tri javore pasi është vonuar sjellja e tyre nga operatori ekonomik”, ndërhyri edhe Kurti.
“Ndërkaq znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, tha Kurti në drejtim të gazetares Uka./Arbresh.info/
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën